Fshehje dhe deklarim i rremë i pasurisë, çohet për gjykim ish-prokurori Petrit Fusha

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha i hetuar për deklarim të rremë të pasurisë. Fusha ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerisimit. “Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit P.F., rezulton se janë përfunduar […]

Dhjetor 11, 2023 - 13:33
 0
Fshehje dhe deklarim i rremë i pasurisë, çohet për gjykim ish-prokurori Petrit Fusha

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha i hetuar për deklarim të rremë të pasurisë. Fusha ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerisimit.

“Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit P.F., rezulton se janë përfunduar hetimet lidhur me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pgr. 2, i Kodit Penal dhe në datën 05.12.2023 çështja i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shqyrtim” informoi sot prokuroria e Durrësit.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin  ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar.

Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.