Fshehu ngjarjen, burg 26-vjeçarit Eldi Allushi, pronarin e makinës së aksidentit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Eldi Allushin, pronarin e makinës BMV-x6 që fluturoi nga rruga në digën e Liqenit

Gusht 26, 2023 - 12:30
 0
Fshehu ngjarjen, burg 26-vjeçarit Eldi Allushi, pronarin e makinës së aksidentit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Eldi Allushin, pronarin e makinës BMV-x6 që fluturoi nga rruga në digën e Liqenit Artificial të kryeqytetit mëngjesin e 22 gushtit.

Vendimi i gjykatës ishte në përputhje me kërkesën e bërë nga prokuroria, e cila e akuzon 26-vjeçarin se ka fshehur krimin, pasi në fillim nuk deklaroi se automjeti ishte në pronësi të tij.

I arrestuari ka pretenduar se nuk ka qenë në makinë në momentin e aksidentit të pazakontë dhe se shofer ka qenë Emiliano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt, i cili është vënë në kërkim policor menjëherë pas zbardhjes së ngjarjes.

Ndërsa, në makinë pasagjer ka qenë kushëriri i të vetmit të arrestuar për ngjarjen, Jurgen Allushi.

Eldi Allushi pohoi gjithashtu në dëshmi, se nuk i tregoi policisë pasi nuk donte t’i bënte keq shokut të tij, Emilianos, i cili sipas tij u kthye në shtëpi për të fjetur dhe nuk i kishte treguar gjë për ngjarjen. Po sipas dëshmisë së Allushit, një oficer policie e kishte marrë në telefon dhe ai i kishte thënë se do të paraqitej vetë në komisariat. Por nga frika, ai nuk shkoi. Ndërsa pasagjeri në mjet, Jurgen  Allushi deklaroi në polici se kishte pirë vetëm një bidon ujë ndërsa Emiljano kishte konsumuar 3 birra kur ndodhi aksidenti.

Automjeti luksoz ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga “Rruga e Kosovarëve” dhe ka hyrë mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, ndërsa në ngjitje përgjatë 15 metrave skarpate, shoferi i dyshuar Nina mori përpara pemë dhe shtylla. Ka qenë muri i digës së liqenit, ai që parandaloi një tragjedi të mundshme.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.