FSHF nxjerr në shitje biletat për Ishujt Faroe, çmimet për çdo sektor! Bie serveri i faqes

Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E të Euro 2024 kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’. Federata Shqiptare e Futbollit nga dita e sotme ka nxjerrë në shitje online […]

Nëntor 2, 2023 - 21:45
 0
FSHF nxjerr në shitje biletat për Ishujt Faroe, çmimet për çdo sektor! Bie serveri i faqes

Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E të Euro 2024 kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit nga dita e sotme ka nxjerrë në shitje online biletat për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm online në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Ndërkohë, vetëm pak minuta pas njoftimit dhe daljes në shitje të biletave, nga ngarkesa dhe interesi i shumtë i tifozve, serveri i faqes ka rënë dhe linku i ofruar nuk mund të hapet.

Veç Ishujve Faroe, kuqezinjtë luajnë në këtë fushatë kualifkuese më 17 nëntor kundër Moldavisë në transfertë dhe një pikë na dërgon direkt në “Gjermani 24”. Në grupin E, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.