Ftesa/ Në dyshim deri në momentet e fundit, futbollisti kuqezi: Krenaria që ndjej tani është e vështirë të shpjegohet

Marash Kumbulla ka qenë në luftë me kohën për t’u bërë gati për Euro 2024. Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë vitin e kaluar dhe qëndroi për rreth 10 muaj jashtë fushave të lojës, duke filluar të luante rregullisht vetëm në javët e fundit të Serisë A. Por trajneri Silvinjo vendosi në fund të grumbullonte […]

Maj 27, 2024 - 19:00
 0
Ftesa/ Në dyshim deri në momentet e fundit, futbollisti kuqezi: Krenaria që ndjej tani është e vështirë të shpjegohet

Marash Kumbulla ka qenë në luftë me kohën për t’u bërë gati për Euro 2024. Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë vitin e kaluar dhe qëndroi për rreth 10 muaj jashtë fushave të lojës, duke filluar të luante rregullisht vetëm në javët e fundit të Serisë A.

Por trajneri Silvinjo vendosi në fund të grumbullonte lojtarin dhe ai ka shprehur gjithë lumturinë e tij me një postim në rrjete sociale.

“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet!

Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t’i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t’ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, shkruante Kumbulla në mesazhin e tij për tifozët./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.