Funerali i Ebrahim Raisit, nis marshimi në Tabriz, turma njerëzish mblidhen në sheshin qendror

Trupi i presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave të tjerë që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonin, ka nisur marshimin nga Tabrizi. Marshimi me trupat e viktimave ka nisur nga Tabrizi, pasi aty ishte edhe vendi i aksidentit. Turma njerëzish janë mbledhur në sheshin qendror në Tabriz për të […]

Maj 21, 2024 - 10:30
 0
Funerali i Ebrahim Raisit, nis marshimi në Tabriz, turma njerëzish mblidhen në sheshin qendror

Trupi i presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave të tjerë që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonin, ka nisur marshimin nga Tabrizi.

Marshimi me trupat e viktimave ka nisur nga Tabrizi, pasi aty ishte edhe vendi i aksidentit. Turma njerëzish janë mbledhur në sheshin qendror në Tabriz për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Më vonë gjatë ditës së sotme, trupi i Raisit dhe të tjerëve do të dërgohen në qytetin e shenjtë të Qomit, në jug të Teheranit, përpara se të dërgohet në Tehran.

Lutjet pritet që t’i drejtojë Ayatollah Khamenei.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.