Funerali i Prigozhin, Kremlini: Putin nuk ka në plan të marrë pjesë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka gjasa të marrë pjesë në funeralin e ‘armikut’ të tij, Yevgeni Prigozhin. Lajmi konfirmohet nga Kremlini,

Gusht 29, 2023 - 12:28
 0
Funerali i Prigozhin, Kremlini: Putin nuk ka në plan të marrë pjesë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka gjasa të marrë pjesë në funeralin e ‘armikut’ të tij, Yevgeni Prigozhin. Lajmi konfirmohet nga Kremlini, ku saktësohet se Putin nuk ka në plan që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të shefit të Ëagner.

 

“Prania e presidentit në funeral nuk është në axhendë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë të martën.

 

Yevgeny Prigozhin, vdiq në një aksident avioni muaj pasi ai udhëhoqi një kryengritje të dështuar kundër Moskës.

 

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për datën ose vendndodhjen e funeralit të Prigozhin, pavarësisht spekulimeve në kanalet lokale Telegram se ai mund të prehet në varrezat Serafimovskoye në Shën Petersburg.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.