Fuoristrada përplaset me shkëmbin, humb jetën një person në bypassin e Vlorës, një tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në bypassin e Vlorës. Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa raporton se një fuoristradë,

Qeshor 12, 2024 - 18:55
 0
Fuoristrada përplaset me shkëmbin, humb jetën një person në bypassin e Vlorës, një tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në bypassin e Vlorës.

Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa raporton se një fuoristradë, është përplasur me një pjesë shkëmbore, duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.

Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.