Furgoni me emigrantë përmbyset pas ndjekjes nga policia, 7 të vdekur dhe 16 të plagosur

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në qytetin e Mynihut, teksa një trafikant i qenieve njerëzore humbi kontrollin e furgonit të mbushur me emigrantë gjatë ndjekjes nga policia gjermane. Aksidenti ndodhi në autostradën A94, në lindje të qytetit jugor gjerman, pasi furgoni “Mercedes Vito” po ecte me shpejtësi të […]

Tetor 13, 2023 - 11:20
 0
Furgoni me emigrantë përmbyset pas ndjekjes nga policia, 7 të vdekur dhe 16 të plagosur

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në qytetin e Mynihut, teksa një trafikant i qenieve njerëzore humbi kontrollin e furgonit të mbushur me emigrantë gjatë ndjekjes nga policia gjermane.

Aksidenti ndodhi në autostradën A94, në lindje të qytetit jugor gjerman, pasi furgoni “Mercedes Vito” po ecte me shpejtësi të lartë gjatë ndjekjes nga policia.

Sipas policisë, një ekuipazh i makinës së patrullës së policisë federale kishte vërejtur më parë një automjet me targa të Vjenës, të dyshuar se përdorej për të transportuar emigrantë.

Kur vuri re policinë, drejtuesi i mjetit rriti shpejtësinë e mjetit dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit.

Furgoni ishte plotësisht i mbipopulluar dhe shumica e pasagjerëve nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

Sipas gazetës BILD, furgoni mbante 23 emigrantë nga Siria dhe Turqia, përfshirë edhe fëmijë të mitur, një prej të cilëve vetëm 6 vjeç, ka humbur jetën.

Furgoni u përmbys disa herë në rrugë, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse emigrantëve, ndërsa pasagjerët e mbetur u dërguan në spitale pranë zonës pasi pësuan lëndime të lehta dhe të rënda.

Incidenti vjen vetëm një muaj pasi autoritetet gjermane vendosën kontrolle të reja kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke për të ndalur emigracionin e paligjshëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.