Furgoni me turistë francezë përplaset me autokombajnën në Lushnjë, 7 të plagosur
Shtatë turistë francezë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës pasi furgoni me të cilin po udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë. Furgoni i linjës Tiranë-Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën. Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon […]
Shtatë turistë francezë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës pasi furgoni me të cilin po udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë.
Furgoni i linjës Tiranë-Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën. Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.
Po marrin ndihmë mjekësore disa prej turisteve që kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.
Fatmirësisht, sipas mjekëve, nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse. Segmenti rrugor nacional Lushnje-Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje-ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.
/a.r
What's Your Reaction?