“Futbollistët janë të mitë, Silvinjo e gjeti tavolinën shtruar”, Reja paralajmëron Italinë: Shqipëria të heq qafe, bëni kujdes

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, është ftuar nga Presidenti i FSHF, Armando Duka, që të jetë prezent në ndeshjen mes Shqipërisë dhe

Qeshor 12, 2024 - 20:20
 0
“Futbollistët janë të mitë, Silvinjo e gjeti tavolinën shtruar”, Reja paralajmëron Italinë: Shqipëria të heq qafe, bëni kujdes

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, është ftuar nga Presidenti i FSHF, Armando Duka, që të jetë prezent në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë më 15 qershor, që do të luhet të “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, Reja ka vlerësuar maksimalisht Shqipërinë, duke theksuar se të gjithë lojtarët me përjashtim të Arbër Hoxhës janë zbulim i tij.

Sipas Rejës ishte ai që bëri gati terrenin, ndërsa Silvinjo e gjeti tavolinën të shtruar.

Silvinjo? Është i aftë, ka bërë një punë të madhe, ia doli, meritoi kualifikimin para skuadrave me nivel si Republika Çeke dhe Polonia. Ka gjetur bazat mbi të cilat të krijonte një grup i cili për pjesën më të madhe më përket ende mua. Të gjithë janë djemtë e mi, hiq Hoxhën, anësorin e Dinamo Zagrebit. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj. Bajramin e binda unë të vinte te Shqipëria. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër krijese e imja. Edhe stafi im ka bërë një punë të mirë dhe jam i lumtur për Dukën, një drejtues i madh, prej disa vitesh anëtar i ekzekutivit të UEFA-s. Na lidh një raport miqësor. Më dëshironte në Dortmund, nuk mund të mungoja”, u shpreh Reja.

Sa i përket se cilën skuadër do të mbështesë, Reja ka qenë i prerë: “Italinë, se jam italian”, por ka theksuar se ka një simpati të madhe edhe për Shqiëprinë.

Jam italian, kam ngjyrën e kaltër në zemër, por kam dashuri dhe simpati për shqiptarët, do të më pëlqente që të bënin një paraqitje të mirë. Do të bëj tifo për Italinë. E njoh Spaletin, e kam cilësuar gjithmonë një trajner të nivelit të lartë. Kemi miqësi. Jam kënaqur duke parë Napolin e tij. Duhet të punojë shumë me Italinë dhe të rritë të rinjtë. Të tjerë si Di Lorenco, Kristante e Dimarko janë që tani të një vlere të lartë”, vijoi më tej ish-trajneri kuqezi.

Ndërkohë Reja ka paralajmëruar të kaltrit që të bjënë mjaft kudes përballë Shqiëprisë dhe nuk duhet nënvlerësuar aspak, pasi nëse ju jepet mundësia ata të heqin qafe.

Sipas tij sulmi i Shqipërisë me Manajn dhe Brojën ëhstë vrastar, por duhet patur shumë kujdes edhe ngna Bajrami pasi lëviz shumë përmes linjave.

Një tjetër pikë e fortë e Shqipërisë sipas Rejës janë edhe tifozët, të cilët do të “pushtojnë” stadiumin.

Nuk duhet nënvlerësuar Shqipëria, është rritur shumë në krahasim me 2016, skuadër e vështirë, e fortë nga pikëpamja karakteriale. Do të jetë e vështirë t’i eliminosh. Spaleti duhet të ketë kujdes Bajramin mes linjave, nuk e di nëse do e mbulojë Kristante apo Zhorzhinjo. Ata mbrohen me 8. Lejojnë pak hapësira dhe rinisen mirë, Krahët e sulmit, Asani, Hoxha apo Seferi, përpara është Broja. Të gjithë shumë të shpejtë. Të tjerët si Hysaj dhe Ismajli, luajnë prej shumë vitesh në Serinë A. E njohin filozofinë tonë, mënyrën tonë të lojës. Duhet të jemi të kujdesshëm. Me Spanjën dhe Kroacinë është një grup i komplikuar edhe për Italinë, por Shqipëria ka ndonjë shans dhe kjo është që tani një ndeshje vendimtare. Në stadiumin e Dortmundit do të vijnë minimumi 15-20 mijë shqiptarë nga e gjithë Europa, jo vetëm nga Gjermania, Entuziazëm i papërmbajtshëm. Një ndeshje që ndjehet shumë. Atyre u duket vetja si një brinjë e Italisë. Kanë ndjerë gjithmonë shumë mirënjohje karshi nesh. Tani janë rritur edhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Rreziku kryesor? Kundërsulmi. Nëse u jep hapësirë shqiptarëve, të heqin qafe. Broja duket sikur ka ardhur me mentaliteitn e duhur, është i veçantë por i fortë. Ai dhe Manaj mund të bëjnë diferencën në shpejtësi. Kanë temperament, karakter, nuk dorëzohen. Është menjëherë një ndeshje vendimtare. Silvinjo i ka shtuar krijimtari dhe teknikë, kam folur me të kur erdhi. Pastaj nisi punën e tij,. Le të themi se kisha gjetur vetëm hirin, ndërsa ai një tavolinë të shtruar. Ndodhi edhe te Napoli, te Lacio dhe të Atalanta kur u largova. Ky është fati im, por jam i lumtur për karrierën dhe nuk ankohem”, tha Reja në intervistën e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.