Futbollisti goditet nga një plumb “qorr” në mes të ndeshjes

Një futbollist 32- vjeçar u dërgua me urgjencë në spital, pasi u qëllua në krah gjatë një ndeshjeje në Irlandë. Kjo ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndërmjet Junior B të Rearcross FC kundër Ballymackey FC. Shtypi britanik raporton se lojtarët dhe spektatorët dëgjuan futbollistin e Rearcross FC duke bërtitur nga […]

Janar 8, 2024 - 13:34
 0
Futbollisti goditet nga një plumb “qorr” në mes të ndeshjes

Një futbollist 32- vjeçar u dërgua me urgjencë në spital, pasi u qëllua në krah gjatë një ndeshjeje në Irlandë. Kjo ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndërmjet Junior B të Rearcross FC kundër Ballymackey FC.

Shtypi britanik raporton se lojtarët dhe spektatorët dëgjuan futbollistin e Rearcross FC duke bërtitur nga dhimbjet, para se të binte në tokë. Në momentin që u trajtua nga shërbimet e urgjencës në bar, ata kuptuan se futbollisti ishte qëlluar. Lojtari u dërgua në Spitalin Universitar Limerick dhe u lirua menjëherë, pasi lëndimet e tij nuk ishin serioze.

Policia ka rrethuar zonën përreth stadiumit, por ky incident me armë nuk po trajtohet si incident i bandës dhe nuk ka lidhje me ndonjë krim. Shtypi vendas raporton se mund të ketë qenë një goditje e humbur nga toka bujqësore aty pranë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.