Futet në banesë dhe iu grabit paratë dhe dhunon tre vajza filipineze, arrestohet shqiptari i Kosovës në Tiranë
Dy ditë më parë, shqiptari nga Kosova, Dren Osmani, ka mundur të hyjë në një shtëpi në zonën e ish-Bllokut, e cila ishte
Dy ditë më parë, shqiptari nga Kosova, Dren Osmani, ka mundur të hyjë në një shtëpi në zonën e ish-Bllokut, e cila ishte marrë me qira nga 3 vajza me origjinë filipineze, të cilat jetojnë dhe punojnë në Tiranë.
Të rejat kanë rënë pre e dhunës dhe kërcënimeve të 32-vjeçarit në këmbim të sendeve me vlerë dhe parave. Në kushte të tilla vajzat i kanë dhënë paratë, rreth 500 euro dhe autori më pas është larguar.
Mësohet se të rejat kanë marrë lëndime nga dhuna e të riut për shkak të goditjeve me grusht.
Hetuesit dyshojnë se i riu ka pasur informacion për vajzat e huaja dhe ndërkohë i ka ndjekur derisa kanë hyrë në banesë. Fillimisht vajzat kanë kundërshtuar, por për shkak të kërcënimeve kanë dhënë paratë dhe pasi është larguar kanë njoftuar policinë. Hetuesit e kanë lokalizuar përmes targave të makinës dhe Osmani është arrestuar në Laç, në tentativë për t’u larguar në drejtim të Kosovës./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?