Garon me emrat e “Rithemelimit”/ Rexhmati, kandidat i PD së Bashës në zgjedhjet e Kukësit: Primaret s’i shërbejnë bashkimit

Arif Rexhmati ka bërë me dije se do të jetë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për zgjedhjet e Kukësit më 24 shtator. Ai shprehu mirënjohjen për propozimin që i është bërë, ndërsa theksoi se në situatën që po kalon PD, është i gatshëm të jetë pjesë e një zgjidhje përbashkuese që do të çonte në […]

Gusht 23, 2023 - 17:37
 0
Garon me emrat e “Rithemelimit”/ Rexhmati, kandidat i PD së Bashës në zgjedhjet e Kukësit: Primaret s’i shërbejnë bashkimit

Arif Rexhmati ka bërë me dije se do të jetë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për zgjedhjet e Kukësit më 24 shtator.

Ai shprehu mirënjohjen për propozimin që i është bërë, ndërsa theksoi se në situatën që po kalon PD, është i gatshëm të jetë pjesë e një zgjidhje përbashkuese që do të çonte në përfaqësimin me një kandidat të vetëm, rezident në Kukës, sipas kërkesës së vetë kuksianëve.

“Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shumë prej demokratëve, se futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokratëve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajsimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërise së tyre për fushatën.

Hatërmbetjet e pas votimit krijojnë përçarje dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëria e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim, por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit, me dëme te pariparueshme për rezultatin në zgjedhje,” – u shpreh Rexhmati./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.