‘Gaza po shtypet’/ Erdogan kritikon Blinken: S’mund t’i ndajmë qytetarët në hebre e mysliman, të gjithë janë njerëz

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan është shprehur kundër deklaratave të kreut të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken. Erdogan tha se Blinken nuk mund t’u drejtohet qytetarëve si hebre apo mysliman, pasi të gjithë janë qenie njerëzore. Në fjalën e tij në ceremoninë e mbylljes së Forumit të 4 të Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë, Erdogan tha […]

Tetor 13, 2023 - 21:05
 0
‘Gaza po shtypet’/ Erdogan kritikon Blinken: S’mund t’i ndajmë qytetarët në hebre e mysliman, të gjithë janë njerëz

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan është shprehur kundër deklaratave të kreut të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken.

Erdogan tha se Blinken nuk mund t’u drejtohet qytetarëve si hebre apo mysliman, pasi të gjithë janë qenie njerëzore.

Në fjalën e tij në ceremoninë e mbylljes së Forumit të 4 të Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë, Erdogan tha se pavarësisht fesë të gjithë duhet të trajtohen si qenie njerëzore.

“Sekretari amerikan i Shtetit thotë se “Unë po i afrohem Izraelit si çifut, jo si sekretar i shtetit. Çfarë lloj politike është kjo? Çfarë qasje është kjo? Kur e thoni këtë, si do të përgjigjeni nës të tjerët u thonë, ‘unë paraqitem si mysliman”? Ne nuk themi atje ka hebre dhe këtu turk, të gjithë janë qënie njerëzore”, tha ndër të tjera Erdogan.

Në të njëjtin kontekst, ai nuk ishte dakord me dërgimine aeroplanmbajtësve nga SHBA. “Për fat të keq, kjo nuk kontribuon në paqen, qetësinë, dialogun, diplomacinë dhe zbutjen e tensionit midis palëve,” tha ai.

Erdogan shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e përshkallëzimit të tensionit dhe përhapjes së tij në rajon./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.