Gazeta e madhe amerikane: McGonigal ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë para

Gazeta e madhe amerikane, ‘Washington Examiner’ shkruan sot se Kongresi amerikan më në fund po kërkon llogari për mega-skandalin e Charles McGonigal. Gazetari John Schindler thekson se dosja shqiptare është aspekti më i rëndë i këtij skandali. Sipas tij, një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në SHBA u bë partneri i […]

Shtator 20, 2023 - 20:20
 0
Gazeta e madhe amerikane: McGonigal ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë para

Gazeta e madhe amerikane, ‘Washington Examiner’ shkruan sot se Kongresi amerikan më në fund po kërkon llogari për mega-skandalin e Charles McGonigal.

Gazetari John Schindler thekson se dosja shqiptare është aspekti më i rëndë i këtij skandali.

Sipas tij, një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në SHBA u bë partneri i dukshëm në krim i një qeverie të huaj, që supozohet se ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë pará.

Charles McGonigal u korruptua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama për të goditur opozitën për llogari politike. Gazetari amerikan thekson se zbardhja e kësaj çështje do të zbulojë aspekte të tjera të rënda të aferës.

“Dje, kongresmeni republikan Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër të theksuar drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar përgjigje në lidhje me çështjen e turpshme McGonigal- përgjigje të cilat FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë refuzuar t’ia japin Kongresit. Jordan i kujton Wray se i ka dërguar një letër më parë në 2 shkurt të këtij viti, duke i kërkuar dokumente dhe informacione në lidhje me akuzat federale për korrupsion dhe pastrim parash ndaj McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork.

Megjithëse media është përqendruar në aspektin rus të këtij skandali, i cili merr më shumë klikime, është pikërisht aspekti i shëmtuar shqiptar, me raportime për zhvatje dhe intimidime që përfshijnë një aleat të NATO-s, që përfaqësojnë shqetësimin më të madh kriminal (siç e kam raportuar disa herë në muajt e fundit). Kjo është ndoshta arsyeja se përse komisioni i Jordan po kërkon përgjigje përpara se Departamenti i Drejtësisë të arrijë një marrëveshje tjetër për pranimin e fajësisë për të zhdukur skandalin ballkanik të McGonigal.

Jordan ishte shumë i qartë dje, duke e paralajmëruar Wray: “Ju lutem jepni informacionin e kërkuar dhe organizoni që ky informim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 3 tetori 2023”. Ai shton: “Nëse refuzoni të dorëzoni vullnetarisht dokumentet dhe informacionin e kërkuar, komisioni mund të shqyrtojë përdorimin e procesit të detyrueshëm”.

Dorëzoni materialet ose do përballeni me fletëthirrje, e thënë me fjalë të tjera. Nëse Wray nuk i jep përgjigje Kongresit gjatë javëve të ardhshme, prisni që kjo çështje të bëhet lajm i rregullt në faqet e para. Publiku ka të drejtë të dijë se si dhe pse një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në SHBA u bë partneri i dukshëm në krim i një qeverie të huaj, që supozohet se ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë pará.

Zbardhja e çështjes McGonigal do të zbulojë aspekte të pakëndshme të punës së brendshme të FBI-së. Mbi të gjitha, a veproi i vetëm ‘Njeriu’ i korruptuar i qeverisë apo sipas thashethemeve në qarqet e spiunazhit, kishte ndihmës? FBI duhet të shpjegojë këtë rrëmujë të ndyrë, në një mënyrë ose në tjetrën,” shkruan gazetari.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.