Gazetari: Pacolli duhet të flasë, mund të zbulojë vrasjen e Liridonës

Gazetari Gazment Saiti tha në “Now me Erla Mëhillin” se një person i cili mund të japë më shumë detaje për personalitetin e Naim Murselit, ëhstë edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli. Sipas gazetarit Saiti, zoti Pacolli mund të japë më shumë detaje se përse ky individ u bë këshilltar i tij. Kujtojmë se Naim Murseli i […]

Dhjetor 6, 2023 - 22:56
 0
Gazetari: Pacolli duhet të flasë, mund të zbulojë vrasjen e Liridonës

Gazetari Gazment Saiti tha në “Now me Erla Mëhillin” se një person i cili mund të japë më shumë detaje për personalitetin e Naim Murselit, ëhstë edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Sipas gazetarit Saiti, zoti Pacolli mund të japë më shumë detaje se përse ky individ u bë këshilltar i tij.

Kujtojmë se Naim Murseli i cili porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj, ka qenë këshilltar i ish-presidentit Pacolli, madje ky i fundit ishte edhe kumbari i njërit prej fëmijëve të tyre.

“Një problem që mund ta zgjidhë në këtë ngjarje, për të zbuluar se kush është ky njeri, është edhe vetë zoti Pacolli. Ai duhet të thotë edhe në një moment të vetëm të thotë se çfarë relacioni këshillues i ka dhënë ky njeri Behgjet Pacollit, që ky e ka marrë në punë dhe se çfarë këshillash ka marrë zoti Pacolli nga një individ i tillë që e ka shpërblyer me rrogë. Kjo do ishte shumë e rëndësishme për të njohur personalitetin e këtij individi.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.