Gazetari zbardh detaje të reja, ja si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të Shqiponjave

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit, Klered Bozhani, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta, tha se për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa shtoi se autori u kap befasisht pranë banesë së tij, pa bërë rezistencë. “Kanë kaluar 24 orë nga […]

Shtator 21, 2023 - 21:40
 0
Gazetari zbardh detaje të reja, ja si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të Shqiponjave

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit, Klered Bozhani, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta, tha se për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa shtoi se autori u kap befasisht pranë banesë së tij, pa bërë rezistencë.

“Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e djeshme. arrestimi është bërë në afërsi të banesës së tij në rrugën “Hysen Dura”. Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri që ai kishte me vete. Për arrestimin e tij janë angazhuar 600 policë në terren. Efektivi i plagosur dje kreu një operacion dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.