Gazetarja: Të dënuar me burgim të përjetshëm që porosisin vrasje, ka 50 kallëzime

Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se ka të dënuar me burgim të përjetshëm në burgjet shqiptare që mbajnë sende të jashtëligjshme dhe porosisin vrasje nga qelitë. Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ka denoncime për 50 prej të dënuarve dhe për 8 punonjës të administratës […]

Dhjetor 19, 2023 - 22:37
 0
Gazetarja: Të dënuar me burgim të përjetshëm që porosisin vrasje, ka 50 kallëzime

Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se ka të dënuar me burgim të përjetshëm në burgjet shqiptare që mbajnë sende të jashtëligjshme dhe porosisin vrasje nga qelitë.

Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ka denoncime për 50 prej të dënuarve dhe për 8 punonjës të administratës së burgjeve.

Po ashtu ajo tha që ka edhe nga ata të dënuar që drejtojnë emisione televizive nga qelitë.

“Të gjithë kamerat në burgun ku ndodhi ngjarja kanë funksionuar. Edhe pjesa e skanerit është një proces që ndihmon. Prej 6 mujash Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një verifikim për të gjithë këta që quhen kriminelë të racës, që janë në burgjet shqiptare.

Madje ka referime nga inteligjenca sesi këta operojnë. SPAK ka kërkuar vënien në përgjim të 50 të dënuarve në burgjet shqiptare. Para 1 muaji e gjysmë, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka referuar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzime penale për 8 punonjës të administratës së burgjeve, 50 të dënuar me burgim të përjetshëm dhe është në pritje të vijueshmërisë së procesit hetimor.

Janë persona që drejtojnë grupe kriminale, mbajnë sende të jashtëligjshme dhe kanë bërë porosi edhe për vrasje. Madje ka njerëz prej këtyre që drejtojnë edhe emisione televizive”, tha Llabani.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.