Gazment Bardhi nuk është Belind Këlliçi

Nga Alba Malltezi Gazment Bardhi nuk është as naiv, as tradhëtar, as i paaftë, as berishist, as bashist. Për ta kuptuar këtë, mjafton ta dëgjosh kur flet, por mbi të gjitha, si vepron. Gazment Bardhi nuk është as si Belind Këlliçi, që, për të marrë një vend “të lakmueshëm” në politikën shqiptare, bëri atë që […]

Shtator 6, 2023 - 15:34
 0
Gazment Bardhi nuk është Belind Këlliçi

Nga Alba Malltezi

Gazment Bardhi nuk është as naiv, as tradhëtar, as i paaftë, as berishist, as bashist. Për ta kuptuar këtë, mjafton ta dëgjosh kur flet, por mbi të gjitha, si vepron. Gazment Bardhi nuk është as si Belind Këlliçi, që, për të marrë një vend “të lakmueshëm” në politikën shqiptare, bëri atë që që s’duhet të bënte: U tregua më berishist se Berisha, me ëndrrën e madhe për t’u shndërruar në një “Lul” të dytë në kullën e “Foltores”.

Gazment Bardhi ka projektin e tij për “Foltoren”, e cila vazhdon të jetë e hipnotizuar nga hija e Berishës e do të vazhdojë të jetë pa sy, pa veshë, pa mendje, deri në ditët e fundit të ekzistencës së tij. Në këtë projekt, Bardhi mund të urrehet nga të vetët e nga ish-të vetët, por iu pëlqen apo nuk iu pëlqen disave, është politikani që po punon me durim për të vazhduar karrierën politike në drejtimin e një mase pa sy, pa veshë e pa mendje, që në të ardhmen, natyrshëm, do ta ketë si oksigjeni për mushkëritë, – të domosdoshëm -, një lider tjetër.

Mjafton të shohësh se si shumë në “Foltore” vazhdojnë t’i mbajnë shpresat tek Berisha, një lider “i vdekur” politikisht, “i varrosur” ndërkombëtarisht, për të kuptuar se ata e kanë një emergjencë ekzistence të kenë mes tyre një politikan si Bardhi. Edhe pse sot ende nuk e dinë.

Të zhytur në inate personale, urrejtje klanore e ideologjike, në “Foltore” sot nuk e kuptojnë, (por natyrshëm do ta shohin) se shpëtimi i tyre i vetëm, nëse duan të vazhdojnë të ekzistojnë, nuk është Sali Berisha por Gazment Bardhi, të cilit sot i kërkojnë të pendohet e të njohë si lider të “të padiskutueshëm”, pikërisht atë që po e qajnë politikisht, pa pranuar ta kallin.

Por dihet, “i vdekuri”, sado të jetë adhuruar në jetë, nuk mund të mbahet gjatë mes të gjallëve, qoftë dhe politikisht. Ja pra, ndërsa mes “Foltores” nuk gjendet asnjë individ me sy, veshë e mendje, pikërisht, aty ndodhet Gazment Bardhi, që mund të akuzohet edhe për kapërcim ylberi e për shumë të tjera, veç jo ama se nuk ka sy, veshë apo mendje.

Atëherë, ndodhet në “Foltore” sepse ka stomakun të fortë, ambicjen të madhe, apo si “Kal Troje”, këtë nuk mund ta themi sot. Hapat e tij për të kaluar në atë anë janë shumë të hershme, të dallueshme për disa që dinë të shohin të dëgjojnë e të kuptojnë, e acaruese për të tjerë që logjikën e mendjes ja kanë lënë vetëm instikteve. Gazment Bardhi nuk është Belind Këlliçi, këtë, herët a vonë do ta mësojmë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.