Genc Fuga tregon emocionet pas operacionit: Falë medikamenteve kam qenë në një dimension tjetër

Aktori i madh shqiptar Genc Fuga ka qenë i ftuar në një intervistë së bashku me bashkëshorten e tij Eni Jani Fuga këtë të diel, në RTSH. Fokusin më të madh të kësaj interviste sigurisht që e mori gjendja shëndetësore e Gencit, i cili kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte në nevojë të […]

Shkurt 19, 2024 - 14:24
 0
Genc Fuga tregon emocionet pas operacionit: Falë medikamenteve kam qenë në një dimension tjetër

Aktori i madh shqiptar Genc Fuga ka qenë i ftuar në një intervistë së bashku me bashkëshorten e tij Eni Jani Fuga këtë të diel, në RTSH.

Fokusin më të madh të kësaj interviste sigurisht që e mori gjendja shëndetësore e Gencit, i cili kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte në nevojë të një ndërhyrje të menjëhershme dhe të kushtueshme. Shqiptarët kanë dhënë një kontribut financiar për të mbështetur kostonë e operacionit dhe Genc Fuga ka shprehur falënderim për mbështetjen e tyre.

I pyetur për ndjesinë menjëherë pas operacionit, teksa aktori ishte në vetëdije të plotë, ai u shpreh se ishte mrekulli që kur hapi sytë pa fytyrën e bukur të Enit.

“Falë medikamenteve unë kam qenë në një dimension tjetër, pastaj po vija realisht. Ishte një mrekulli që kur hapa sytë për herë të parë në mënyrë koshiente, unë pash portretin e Enit, që me thënë të drejtën është shumë i bukur. Dhe pastaj mendimi tjetër ishte që unë nuk e paskam harruar nga jeta e parë që është gruaja ime dhe kemi ndarë shumë. Nuk paska gjë më burrërore se lotët e një burri dhe ishte një moment që ky ishte ballafaqimi i parë me këtë jetë të re që po filloja dhe jemi të bekuar”, u shpreh Fuga.

Fatmirësisht gjendja shëndetësore e aktorit sot është e stabilizuar.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.