Georgina Rodriguez feston ditëlindjen e 30-të, fotot nga Maldivet “çmendin” rrjetin

Georgina Rodriguez ka festuar ditëlindjen. (28 Janar) Partnerja e Cristiano Ronaldos po lë pas të 20-at dhe po hyn në të 30-at.Ndaj ka

Janar 29, 2024 - 09:20
 0
Georgina Rodriguez feston ditëlindjen e 30-të, fotot nga Maldivet “çmendin” rrjetin

Georgina Rodriguez ka festuar ditëlindjen. (28 Janar)

Partnerja e Cristiano Ronaldos po lë pas të 20-at dhe po hyn në të 30-at.Ndaj ka dashur të bëjë një postim në rrjetet sociale, me rastin e ditëlindjes së saj.

Duke qenë se ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe kujdeset që vazhdimisht të ndajë me audiencën materiale nga përditshmëria e saj, kështu ka bërë edhe së fundmi.

Në mënyrë të veçantë, ajo ka dashur t’u japë fansave të saj një shije të ditëlindjes së saj këtë vit, të cilën po e kalon me familjen e saj në Maldive.

Në fotot që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, duket se pothuajse të gjithë kohën e lirë e kalon në det.

Ajo ka mbishkrimin e postimit të saj: “E bekuar, e lumtur 30 ????”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.