‘Gërdeci’/ Avokati: Akuza e Mediut sa për të larë gojën! Ja si mund të arrestohet në sallë Shkëlzen Berisha

Çështja Gërdeci duhet trajtuar seriozisht nga Spak, pasi provat janë të kopsitura dhe të njohura edhe nga publiku. Kështu mendojnë avokatët Idejt Beqiri dhe Romeo Kara, të cilët nga studio e emisionit Përballje me gazetaren Besmira Pelushaj, thanë se akuza për shpërdorim detyre për ish ministrin e Mbrojtjes, Mediu, nuk e ngarkon me përgjegjësinë për […]

Tetor 19, 2023 - 16:30
 0
‘Gërdeci’/ Avokati: Akuza e Mediut sa për të larë gojën! Ja si mund të arrestohet në sallë Shkëlzen Berisha

Çështja Gërdeci duhet trajtuar seriozisht nga Spak, pasi provat janë të kopsitura dhe të njohura edhe nga publiku. Kështu mendojnë avokatët Idejt Beqiri dhe Romeo Kara, të cilët nga studio e emisionit Përballje me gazetaren Besmira Pelushaj, thanë se akuza për shpërdorim detyre për ish ministrin e Mbrojtjes, Mediu, nuk e ngarkon me përgjegjësinë për humbjen e 26 jetëve dhe plagosjen e 300 të tjerëve në vitin 2008.

‘Për Mediun s’ka bërë asgjë, e ka thirrur Mediun për të larë gojën. Duheshin marë në përgjegjësi penale të gjithë këta persona që dihen, emër mbieër etj.’- tha ai.

11 dëshmitarë nga lista e plotë me 71 persona, u morën në pyetje në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar në seancën ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Sidoqoftë, për avokatin e njohur Idajet Beqiri, ky proces i SPAK është thjesht sa për të kaluar radhën. Beqiri u shpreh se Mediu nuk duhet akuzuar për akuzën e ‘shpërdorimit të detryës’.

Avokati Beqiri tha se Gërdeci ishte krim shtetëror dhe kjo duhet të zbulohet nga avokatët në sallën e gjyqit, përgjegjësit politik, Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzeni. Gazetarja Keti Banushi foli për dëshmitë e reja, dhe ndarjen e çështjes në dy fraksione, ku pritet të hetohet edhe për akuzën e korrupsionit

‘’Kërkojnë tek shpërdorimi i detyrës që është akuzuar Mediu, ata kërkojnë vrasjet. Pra se pse kanë ndodhur korrupsioni i lartë. Po çlidhje ka kjo me shpërdorimin e detyrës?

S’ka lidhje, se Mediu duhet të japë shpjegime për detyrën  vetë, si ministër i Mbrojtjes. Ne kemi uhtri në Shqipëri, ndërmarrje ushtarake, që mund të mobilizoheshin këta njerëz. Para se ta jepje këtë firmën ti të ka ardhur disa herë në zyrë Shkëlzen Berisha. Çfarë deshtë ai në zyrën e Mediut, pse e ka pranuar? Pse ato ditë, deri sa u mor leja tek zyra ishte Shkëlzen Berisha. S’kam besim që Prokuroria do bëjë pyetjet e duhura, sepse këtë proces se kanë seriozisht e bëjnë sa për të larë gojën. Familjarët dhe avokatët të bëjnë pyetje të duhura dhe të merren përgjigjet e duhura dhe minimumi do kemi arrestimin në sallë të Shkëlzen Berishës. ‘’- tha Beqiri./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.