“Gërdeci”, dëshmon një ish-ushtarak dhe ish-zyrtari i Mbrojtjes. Çfarë ndodhi në seancë

Në procesin e rihapur të Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, ka dëshmuar këtë të enjte Bardhyl Hoxha, drejtor logjistike në Ministri të Mbrojtjes. Ish-zyrtari Hoxha është personi që ka hartuar dhe ka thënë rajoni i propozuar në Bërzhitë për demontim ishte i papërshtatshëm. Po ashtu, ka dëshmuar edhe Sadik Sula, ish-ushtarak që ka […]

Nëntor 30, 2023 - 13:09
 0
“Gërdeci”, dëshmon një ish-ushtarak dhe ish-zyrtari i Mbrojtjes. Çfarë ndodhi në seancë

Në procesin e rihapur të Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, ka dëshmuar këtë të enjte Bardhyl Hoxha, drejtor logjistike në Ministri të Mbrojtjes.

Ish-zyrtari Hoxha është personi që ka hartuar dhe ka thënë rajoni i propozuar në Bërzhitë për demontim ishte i papërshtatshëm.

Po ashtu, ka dëshmuar edhe Sadik Sula, ish-ushtarak që ka punuar në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Sipas tij, shkaku i shpërthimit ishte shkëndija në karrocën e salduar.

Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u paraqit në Gjykatën e Posaçme ku dha shpjegime në procesin që po zhvillohet ndaj tij. Prej disa seancash, akuza ka vijuar me pyetjen e familjareve të viktimave si dëshmitarë. Një pjesë e tyre u paraqit edhe gjatë ditës së sotme. Me rihapjen e çështjes, Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në punishten ku demontoheshin armët, teksa ai mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Mediu dhe avokatët e tij, që në krye të herës, i kanë hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se posti i tij nuk ishte i lidhur direkt me çështje që mbikëqyrën dhe referohen nga Forcat e Armatosura, dhe se përgjegjësinë e tij politike e ka marrë duke u dorëhequr si ministër.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.