Gërdeci, shtyhet seanca për Mediun. GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në 14 dhjetor

GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin. Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu I cili akuzohet për shpërdorim detyre në masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec. Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin […]

Dhjetor 7, 2023 - 10:35
 0
Gërdeci, shtyhet seanca për Mediun. GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në 14 dhjetor

GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin. Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu I cili akuzohet për shpërdorim detyre në masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.

Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Seanca e sotme u shty pas kërkesës së Fatmir Mediut i cili kërkonte të ishte pranishëm në seancë por e kishte të pamundur pasi duhet të ishte në parlament për votimin e pr/buxhetit. Në seancën e radhës do të jenë 7 deshmitar  të mbetur nga lista e prokurorisë mes tyre edhe Aldo Bumci dhe Shkëlzen Berisha.

Pas rihapjes së procesit për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Të enjten e kaluar Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.