Gërryenin shtratin e ‘Matit’, një person i arrestuar, dy të tjerë në kërkim

Dy raste të gërryerjes me mjete të rënda të shtratit të lumin Mat janë goditur ditën e sotme. Për pasojë janë sekuestruar tre eskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Ndërsa në pranga ka rënë pronari i 2 prej eskavatorëve, P.M 57 vjeç për shkak se nuk kishte leje dhe dokumentacionin përkatës për të […]

Nëntor 12, 2023 - 15:30
 0
Gërryenin shtratin e ‘Matit’, një person i arrestuar, dy të tjerë në kërkim

Dy raste të gërryerjes me mjete të rënda të shtratit të lumin Mat janë goditur ditën e sotme. Për pasojë janë sekuestruar tre eskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Ndërsa në pranga ka rënë pronari i 2 prej eskavatorëve, P.M 57 vjeç për shkak se nuk kishte leje dhe dokumentacionin përkatës për të ushtruar këtë veprimtari.

Nën hetim është vënë shoferi i njërit prej eskavatorëve, 50 vjeçari A.P punonte për firmën që administrohej nga 57 vjeçari P.M.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim A. K. 32 vjeç dhe E. L. 34 vjeç, banuesë në Lezhë të cilët kishin në pronësi ekskavatorin tjetër të gjetur në vendngjarje. Pavarësisht kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, këta persona nuk janë gjetur aty dhe vijon puna për kapjen e tyre.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.