Gigi Hadid reagon sërish për atdheun e saj, Palestinën: Izraeli çdo palestinez e sheh si terrorist

Modelja e famshme, Gigi Hadid, e cila është me prejardhje nga Palestina ka shprehur mbështetjen për vendin e saj në rrjetet sociale pas sulmeve nga qeveria izraelite. Në një postim të bërë së fundmi në ‘Instagram’, ajo i është përgjigjur deklaratave të bëra më herët nga qeveria izraelite, duke u shprehur se ata e shohin […]

Nëntor 25, 2023 - 16:16
 0
Gigi Hadid reagon sërish për atdheun e saj, Palestinën: Izraeli çdo palestinez e sheh si terrorist

Modelja e famshme, Gigi Hadid, e cila është me prejardhje nga Palestina ka shprehur mbështetjen për vendin e saj në rrjetet sociale pas sulmeve nga qeveria izraelite.

Në një postim të bërë së fundmi në ‘Instagram’, ajo i është përgjigjur deklaratave të bëra më herët nga qeveria izraelite, duke u shprehur se ata e shohin çdo shtetas palestinez si terrorist, por kjo sipas saj nuk është jo vetëm e vërtetë por as edhe e drejtë.

“Izraeli çdo palestinez e sheh si ‘terrorist’, çdo person që mbështet të drejtat palestineze si ‘antisemit’ dhe çdo hebre që është kundër veprimeve të qeverisë si ‘i urrej veten’  madje u them se të heqin dorë nga Judaizmi.

Pra, të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të gabuar përveç Izraelit? Nëse nuk do të ishte kaq e keqe dhe shqetësuese, do të ishte komike”, shkroi ajo në “Instagram”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.