Girona parakalon Realin e Madridit, katalanasit nuk njohin ndalesa, rimarrin kreun e La Ligës
Girona është një realitet i bukur i kampionatit spanjoll. Ekipi bask mundi Alaves në takimin përmbyllës të javës së 17 dhe rimori kreun
Girona është një realitet i bukur i kampionatit spanjoll. Ekipi bask mundi Alaves në takimin përmbyllës të javës së 17 dhe rimori kreun e klasifikimit në La Liga.
Njeriu i ndeshjes për Gironen ishte ukrainasi Dovbyk. Ai zhbllokoi shifrat në minutën e 23 me një gjuajte me kokë në një aksion, ku topi ishte kthyer nga portieri Sivera pas tentativës së Koutos.
Në minutën e 42 vjen edhe goli i dytë që e çon skuadrën vendase në avantazh sigurie në dhomat e zhveshjes, këtë herë ai që shënoi ishte Portu. Për të festuar më së miri këtë sukses mendoi edhe një herë Dovbyk, me 11-metersh në minutën e 59.
Suksesi e ngjiti skuadrën e trajnerit Mishel në kuotën e 44 pikëve, dy më shumë sesa Real Madrid që kryesoi vetëm 24 orë la ligën pas fitores së lehtë ndaj Villareal të dielën në mbrëmje. Skuadra tjetër katalanase është e treta me 9 pikë distancë nga vendi i parë.
What's Your Reaction?