“Gjëja e parë që më thonë njerëzit është…”, flet për median shqiptare italiania që bë e njohur me të qeshurën LIVE

Italiania Olimpia Madonia është bërë virale në televizionet fqinje për shka të së qeshurës së saj karakteristike. Tetë vite më parë, ajo mori pjesë në emisionin e Paolo Bonolis dhe nga ai moment e qeshura e saj u kthye në një ‘hit’. Tashmë videot e Olimpias kanë mbi 22 milionë shikime nga e gjithë bota. […]

Nëntor 22, 2023 - 10:57
 0
“Gjëja e parë që më thonë njerëzit është…”, flet për median shqiptare italiania që bë e njohur me të qeshurën LIVE

Italiania Olimpia Madonia është bërë virale në televizionet fqinje për shka të së qeshurës së saj karakteristike.

Tetë vite më parë, ajo mori pjesë në emisionin e Paolo Bonolis dhe nga ai moment e qeshura e saj u kthye në një ‘hit’. Tashmë videot e Olimpias kanë mbi 22 milionë shikime nga e gjithë bota.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se asgjë nuk ka qene e përgatitur, por ka qene diçka krejt spontane. Olimpia ka zbuluar se e qeshura e kap në çdo çast dhe kur është në gjendje ankthi apo stresi.  Madje, ka ndarë dhe një moment interesant gjatë në një ceremonie në një kishë, kur e kapi e qeshura dhe prifti i kërkoi të ndalonte.

“Ajo që shikoheshe me Paolon nuk është asgjë e përgatitur. Duke qene se jam siçiliane dhe si të gjithë nënat e botës, unë i thërrisja fëmijët, bebat e mi dhe ai më thotë sa muajsh janë që duhet të shkosh. Nuk ishte diçka e përgatitur, ishte diçka e improvizuar. E qeshura ime nuk është me komand, për fat të keq gjëja e parë që më thonë njerëzit kur më shikojnë është: ‘Na qesh pak’.

Pavaresisht gjithçka mua njerëzit më shkruajnë dhe pas tetë vitesh dhe më falenderojnë sepse me të qeshurën time unë i argëtoja në program. Kur më kap ankthi dhe ndoshta kur jam në një funeral, nuk e bëj me qëllim. Është dhe një mënyrë për të ulëritur por njerëzit nuk e kuptojnë. Më kap e qeshura kur po lexoja betimet në ceremoni dhe prifti më kap te krahu. Unë heshta, mirëpo kur unë heshta, të gjithë njerëzit filluan të qeshnin”, u shpreh Olimpia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.