Gjenden 4 emigrantë të pajetë në një varkë në brigjet e Spanjës

Shërbimet spanjolle të shpëtimit thanë të premten se kishin gjetur një varkë që po lëvizte në brigjet e Spanjës juglindore, në të cilën

Prill 12, 2024 - 14:10
 0
Gjenden 4 emigrantë të pajetë në një varkë në brigjet e Spanjës

Shërbimet spanjolle të shpëtimit thanë të premten se kishin gjetur një varkë që po lëvizte në brigjet e Spanjës juglindore, në të cilën gjetën katër trupa.

Siç bëhet e ditur nga xhandarmëria spanjolle, e cila ka ndërmarrë hetimet, rezulton se bëhet fjalë për emigrantë që po tentonin të arrinin në bregdetin spanjoll nga Afrika e Veriut.

Të enjten mbrëma, ekipet e shpëtimit u alarmuan për praninë e një anijeje që po lëvizte rreth 11 milje detare në juglindje të Kartagjenës, një qytet në bregun juglindor të Mesdheut të Spanjës, me katër persona që kishin vdekur në bord.

Ajo varkë, e cila u tërhoq në portin e Kartagjenës, sipas xhandarmërisë mund të ketë mbetur pa karburant.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes për migrantët e parregullt në Evropë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.