Gjenden dy kutitë e zeza të avionit rus që u rrëzua në Belgorod

Të dy kutitë e zeza të aeroplanit të transportit të Forcave Ajrore Ruse që u rrëzua dje, të mërkurën, në rajonin Belgorod të

Janar 25, 2024 - 10:18
 0
Gjenden dy kutitë e zeza të avionit rus që u rrëzua në Belgorod

Të dy kutitë e zeza të aeroplanit të transportit të Forcave Ajrore Ruse që u rrëzua dje, të mërkurën, në rajonin Belgorod të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën janë gjetur, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar shërbimet ruse të sigurisë.

Rusia akuzon Ukrainën për rrëzimin e aeroplanit, i cili gjithashtu thotë se mbante të burgosur lufte ukrainas që do të shkëmbeheshin.

Ukraina nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se avioni është rrëzuar nga forcat e armatosura ukrainase, siç pretendon Moska. Gjithashtu nuk ka konfirmuar se në bord ishin të burgosur ukrainas të luftës dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.