Gjenden dy persona në kërkim nga drejtësia, Balla: Do ekstradohen, fund pandëshkueshmërisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë gjetur nga Interpol Tirana dhe agjencitë partnere dhe do i nënshtrohen ekstradimit. Ai u shpreh se disa operacione janë në zhvillim për lokalizimin kapjen dhe vënien para drejtësisë së personave që janë shqetësim dhe rrezik për komunitetin […]

Janar 29, 2024 - 10:09
 0
Gjenden dy persona në kërkim nga drejtësia, Balla: Do ekstradohen, fund pandëshkueshmërisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë gjetur nga Interpol Tirana dhe agjencitë partnere dhe do i nënshtrohen ekstradimit.

Ai u shpreh se disa operacione janë në zhvillim për lokalizimin kapjen dhe vënien para drejtësisë së personave që janë shqetësim dhe rrezik për komunitetin ku jetojnë.

FUNDI I PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri. Dy persona të tjerë janë gjetur nga Interpol Tirana dhe agjencitë partnere dhe do t’i nënshtrohen ekstradimit. Të tjera operacione janë duke u zhvilluar, në bashkëpunim edhe me partnerët, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien para drejtësisë të shtetasve që janë shqetësim dhe rrezik për komunitetin ku jetojnë”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.