Gjenden mbi 5 kg kanabis dhe dhjetëra granata luftarake/ Prangoset një person, 3 të tjerë në kërkim (EMRAT)

Një person është vënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.   Falë operacionit policor të koduar “Mali

Gusht 22, 2023 - 10:55
 0
Gjenden mbi 5 kg kanabis dhe dhjetëra granata luftarake/ Prangoset një person, 3 të tjerë në kërkim (EMRAT)

Një person është vënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Falë operacionit policor të koduar “Mali i kuq” u bë arrestimi i Mehmet Sallakut, banues në fshatin Shkretë si dhe u shpallën në kërkim Saba Sallaku, Andon Sallaku, dhe Ali Sallaku të tre banues në fshatin Shkretë.

 

Këta persona kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shkretë, në afërsi të banesës së Mehmet Sallakut.

 

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezës unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike, të gjetura dhe të asgjësuara më parë nga Policia.

 

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.