Gjenden në Gaza trupat e pajetë të disa izraelitëve që rezultonin të zhdukur

Trupat e pajetë të disa prej izraelitëve të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të tij një javë më parë u gjetën nga ushtria izraelite gjatë një sulmi tokësor në Gaza të premten, raportojnë gazetat izraelite. Haaretz dhe Jerusalem Post thonë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit gjetën një numër të paspecifikuar trupash, duke i kthyer […]

Tetor 14, 2023 - 11:35
 0
Gjenden në Gaza trupat e pajetë të disa izraelitëve që rezultonin të zhdukur

Trupat e pajetë të disa prej izraelitëve të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të tij një javë më parë u gjetën nga ushtria izraelite gjatë një sulmi tokësor në Gaza të premten, raportojnë gazetat izraelite.

Haaretz dhe Jerusalem Post thonë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit gjetën një numër të paspecifikuar trupash, duke i kthyer në territorin izraelit si dhe gjetën disa sende që u përkisnin njerëzve të zhdukur.

Këmbësoria dhe njësitë e blinduara morën pjesë në bastisjen gjatë së cilës një celulë e Hamasit që gjuajti raketa antitank në territorin izraelit u “shkatërrua”, thotë Jerusalem Post.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.