Gjenden trupat e pajetë të 9 emigrantëve në Mesdhe

Roja bregdetare tuniziane gjeti nëntë trupa në det në brigjet e Mahdia të hënën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TAP. Nëntë trupa në

Prill 30, 2024 - 08:30
 0
Gjenden trupat e pajetë të 9 emigrantëve në Mesdhe

Roja bregdetare tuniziane gjeti nëntë trupa në det në brigjet e Mahdia të hënën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TAP.

Nëntë trupa në gjendje dekompozimi u gjetën në zonën e bregdetit Tsemba dhe dy të tjerë në bregdetin e Salakta, sqaroi i njëjti burim.

Ndërsa numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë përmes detit është rritur sërish këtë vit, fundosjet e anijeve me shumë viktima janë shumëfishuar në Mesdhe që nga fillimi i vitit. Të vdekurit që janë zbuluar vetëm në ujërat e Tunizisë kanë kaluar tashmë 200.

Në vitin 2023, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pothuajse 2,500 njerëz vdiqën ose u raportuan të zhdukur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun dhe të arrinin në Evropë me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë.

Kjo ishte një shifër e rritur me 75% krahasuar me vitin 2022. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.