Gjenden veshje ushtarake në veri, Sveçla: Dëshmi se Serbia kërkon destabilizim

Policia e Kosovës zhvilloi mbrëmjen e të premtes një operacion në komunën e Leposaviçit në veri, ku u gjetën dhe sekuestruan uniforma të

Qeshor 1, 2024 - 13:35
 0
Gjenden veshje ushtarake në veri, Sveçla: Dëshmi se Serbia kërkon destabilizim

Policia e Kosovës zhvilloi mbrëmjen e të premtes një operacion në komunën e Leposaviçit në veri, ku u gjetën dhe sekuestruan uniforma të ndryshme ushtarake përfshirë ato të serbisë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri i brendshëm Xhelal svecla.

“Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”, tha Xhelal Sveçla, ministër i Kosovës për punët e brendshme.

Që prej ngjarjes së 24 shtatorit ku mbeti i vrarë oficeri Afrim bunjaku dhe tre serbë, policia e Kosovës ka kryer disa operacione në veri ku janë gjetur sasi të mëdha armatimesh e lëndësh plasëse.
Institucionet e Kosovës, por edhe raporte të mediave kanë ngritur dyshime për përfshirje direkte apo indirekte të Serbisë në armatosjen e veriut dhe sulmin e Banjskës, por një gjë e tillë është mohuar nga Beogradi zyrtar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.