Gjendet e vdekur 40-vjeçarja shqiptare në Athinë, dyshohet se e vrau partneri

Një 40-vjeçarë shqiptare është gjetur e vdekur në orët e para të mëngjesit në zonën Menidhi të Athinës. Sipas mediave greke, trupi i

Maj 16, 2024 - 08:30
 0
Gjendet e vdekur 40-vjeçarja shqiptare në Athinë, dyshohet se e vrau partneri

Një 40-vjeçarë shqiptare është gjetur e vdekur në orët e para të mëngjesit në zonën Menidhi të Athinës.

Sipas mediave greke, trupi i shqiptares është gjetur në rrugë me një thikë në trup.

Pranë saj u gjet edhe çanta në të cilën duket se nuk mungonin sendet e saj dhe paratë, çka i bën autoritetet të besojnë se nuk ka qenë shkak grabitja.

Policia po heton për gjetjen e autorëve, teksa ka dyshime se partner ii saj mund të ketë kryer vrasjen. Viktima kishte denoncuar më herët në Polici një rast të dhunës në familje. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.