Gjendet i pajetë brenda banesës në Vlorë një francez

Një shtetas francez është gjetur i pajetë në Vlorë, brenda një banese ditën e sotme. Dyshimet paraprake janë se francezi ka ndërruar jetë

Janar 11, 2024 - 16:07
 0
Gjendet i pajetë brenda banesës në Vlorë një francez

Një shtetas francez është gjetur i pajetë në Vlorë, brenda një banese ditën e sotme.

Dyshimet paraprake janë se francezi ka ndërruar jetë para 3 ditësh për shkaqe natyrale.

Ai është gjetur nga pronari i banesës, i cili ka mbërritur nga Tirana pasi 55-vjeçari francez nuk i është përgjigjur në telefon.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së francezit.

Noftimi:

Sot, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pajetë, në banesën ku qëndronte, shtetasi francez G. B., 56 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

/vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.