Gjendet i vdekur efektivi i policisë kufitare në Kosovë, mister shkaqet e ngjarjes së rëndë

Një efektiv policie në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë është gjetur mbrëmjen e djeshme pajetë nga kolegët e tij, për motive ende të paqarta. Ishte zv.Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili njoftoi se efektivi Rexhep Sejdiu u gjet i vdekur në shtratin ku ishte shtrirë për të pushuar. Ndërkohë pritet që […]

Dhjetor 11, 2023 - 08:50
 0
Gjendet i vdekur efektivi i policisë kufitare në Kosovë, mister shkaqet e ngjarjes së rëndë

Një efektiv policie në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë është gjetur mbrëmjen e djeshme pajetë nga kolegët e tij, për motive ende të paqarta.

Ishte zv.Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili njoftoi se efektivi Rexhep Sejdiu u gjet i vdekur në shtratin ku ishte shtrirë për të pushuar.

Ndërkohë pritet që sot të bëhet autopsia, teksa dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

“Sot është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar. Ka qenë duke pushuar në vendin e tij të punës. Të hënën do i bëhet autopsia. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.