Gjendet i vdekur pronari i një agjencie biletarie në Vlorë, dyshime për grabitje, i mungon çanta e parave

Pronari i një agjencie biletarie në Vlorë  është gjetur i vdekur mëngjesin e  kësaj të hëne.   Familjarët e viktimës, i identifikuar si

Gusht 21, 2023 - 12:02
 0
Gjendet i vdekur pronari i një agjencie biletarie në Vlorë, dyshime për grabitje, i mungon çanta e parave

Pronari i një agjencie biletarie në Vlorë  është gjetur i vdekur mëngjesin e  kësaj të hëne.

 

Familjarët e viktimës, i identifikuar si Nadir Gjata, kanë bërë denoncimin në polici pasi sipas tyre, ai është aksidentuar me qellim dhe më pas është grabitur.

 

Të afërmit deklaruan se Nadir Gjata ka plagë në trup e po ashtu nuk i është gjetur çanta personale ku mbante paratë. Ndërsa makina e viktimës ka shenja të qarta të goditjes.

 

Policia ndërkohë ka marrë edhe dëshmi të tjera e po pret ekspertizën mjeko-ligjore për të zbardhur ngjarjen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.