Gjendet trupi i nënës 39-vjeçare që u mbyt me 3 fëmijët në Shkodër

Është gjetur trupi i Alma Arrazit, 39-vjeçarja që u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna, raporton gazetari

Maj 7, 2024 - 14:40
 0
Gjendet trupi i  nënës 39-vjeçare që u mbyt me 3 fëmijët në Shkodër
Alma Arrazi dhe 3 femijet e saj, dyshohet se jane vetembytur ne lumin Buna

Është gjetur trupi i Alma Arrazit, 39-vjeçarja që u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna, raporton gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvataj.

Vizion Plus mëson se trupi i 39-vjeçares është  gjetur në Pentar. Që do të thotë se  trupi i Almës është gjetur në largë se sa trupat e fëmijëve. Trupi i 39-vjeçares u gjet  gati pa dalë në Adriatik

Më herët janë gjetur edhe trupat e dy vajzave dhe djalit  që dyshohet se u mbyten bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi më datë 4 maj.

39-vjeçarja  dyshohet se hodhi fëmijët dhe më pas veten në lumë pas problemeve me bashkëshortin dhe depresionin.

Policia ka arrestuar bashkëshortin Erdgys Arrazi pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.

Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte në Durrës./vizionplustv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.