Gjermania humbet Andreas Brehme-n, legjenda ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare nga ataku kardiak

Futbolli gjerman humbi një tjetër pjesë të historisë së vetë të lavdishme. U nda nga jeta në Mynih në moshën 63-vjeçare Andres Brehme,

Shkurt 20, 2024 - 13:27
 0
Gjermania humbet Andreas Brehme-n, legjenda ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare nga ataku kardiak

Futbolli gjerman humbi një tjetër pjesë të historisë së vetë të lavdishme.

U nda nga jeta në Mynih në moshën 63-vjeçare Andres Brehme, një prej emrave emblemë të kombëtares dhe jo vetëm.

Natën mes të hënës dhe të martës ai ishte dërguar me urgjence në spital për shkak të një ataku kardiak, mirëpo pavarësisht përpjekjes, mjekët nuk e mbajtën dot në jetë.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Brehme u dha nga partnerja e tij Suzan Shafer, me të cilën ai bashkëjetonte pas ndarjes nga martesa e parë me ish-gruan e tij Pilar, me të cilën pati edhe dy djem.

Andi Brehme pati një karriere të shkëlqyer si lojtar, ku spikati më së shumti tek Bajern i Mynihut dhe Interi, klube me të cilët fitoi shumë trofe e shënoi gola pavarësisht se ishte mbrojtës i majtë.

Megjithatë shenjën më të madhe Brehme e la në botërorin e 1990 luajtur në Itali. Në finale e madhe kundër Argjentinës ai shënoi golin e vetëm të takimit me penallti, duke i dhënë kupën e botës Gjermanisë.

Ai është i dyti emër i madh i futbollit gjerman që ndahet nga jeta kohët e fundit, pasi në 7 janar të këtij viti vdiq edhe Franc Bekenbauer./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.