Gjermania i premton Ukrainës ndihmë ushtarake prej 1.3 miliard euro

Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 1.3 miliard eurosh. Në paketën e re të

Nëntor 21, 2023 - 19:59
 0
Gjermania i premton Ukrainës ndihmë ushtarake prej 1.3 miliard euro

Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 1.3 miliard eurosh. Në paketën e re të ndihmës përfshihen edhe katër sisteme të fuqishme kundërajrore të llojit IRIS-T, dhe municione për artileri.

 

Kështu njoftoi në Kiev më 21 nëntor ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

 

Gjermania është kontribuuesja e dytë më e madhe e ndihmës ushtarake për Kievin pas Shteteve të Bashkuara. Deri më tani, Berlini i ka dhënë Ukrainës tri sisteme moderne IRIS-T. Sistemi i fundit arriti në Ukrainë muajin e kaluar.

 

Pistorius qëndroi në Kiev më 21 nëntor në një vizitë të paparalajmëruar. Ai rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, teksa Kievi po vazhdon luftën kundër forcave ruse të cilat nisën pushtimin shkurtin e vitit të kaluar.

Vizita e ministrit gjerman në Ukrainë u zhvillua një ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vizitoi këtë shtet.

 

Po më 20 nëntor, SHBA-ja njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 100 milionë dollarësh.

 

Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarë që kur ka nisur lufta me Rusinë./REL/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.