Gjeti 9-vjeçaren e mbytur në Bunë, flet i tronditur peshkatari: Në fund të pyllit pashë se…
I tronditur, peshkatari i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares së mbytur në lumin Buna në Shkodër, ka treguar për RTSH-ën momentin e rëndë. Ai shprehet se si çdo ditë kishte dalë për të gjuajtur peshk, kur u has me trupin e pajetë të vogëlushes. “E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur […]
I tronditur, peshkatari i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares së mbytur në lumin Buna në Shkodër, ka treguar për RTSH-ën momentin e rëndë. Ai shprehet se si çdo ditë kishte dalë për të gjuajtur peshk, kur u has me trupin e pajetë të vogëlushes.
“E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur për peshk, veç kur e pashë”, shprehet ai shkurtimisht, i tronditur prej ngjarjes së rëndë.
9-vjeçarja u gjet e pajetë në lumin Buna mëngjesin e kësaj të diele (5 maj), ndërsa po ashtu dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, Alma Arrazi sëbashku me dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 3-vjeçare. Trupat e tyre nuk janë gjetur ende, teksa polumbarët vijojnë kërkimet.
Për ngjarjen policia ka arrestuar babin e të miturve, Ergyz Arrazi, teksa sipas hetimeve të deritanishme. Sipas autoriteteve, dyshohet se nëna dhe fëmijët janë vetëmbytur, veprim i ndërmarrë për shkak të dhunës sistematike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj tyre. 39-vjeçarja Alma Arrazi, prej 3 ditësh ishte larguar nga banesa, sëbashku me 3 fëmijët.
/a.r
What's Your Reaction?