Gjirokastër/ Kapen mbi 5 kg lëndë narkotike në “Toyota Yaris”, tre në pranga

Policia ka vënë në pranga tre persona që ishin të përfshirë në transportin e lëndës narkotike në Gjirokastër. Dy nga të arrestuarit kontrollonin

Tetor 25, 2023 - 14:15
 0
Gjirokastër/ Kapen mbi 5 kg lëndë narkotike në “Toyota Yaris”, tre në pranga

Policia ka vënë në pranga tre persona që ishin të përfshirë në transportin e lëndës narkotike në Gjirokastër. Dy nga të arrestuarit kontrollonin rrugën për të shmangur uniformat blu, ndërsa një i tretë mbante në automjet ngarkesën e lëndës narkotike që po transportohej.

 

Gjatë kontrollit të automjetit “Toyota Yaris”, policia gjeti në bagazh  5.25 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se po transportohej për t’u shitur.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.