Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Gjirokastra vazhdon të vlerësohet si një destinacion i rëndësishëm pushimesh për turistët vendas dhe të huaj. Por në qytetin muze, pasuri e UNECOS, është shtuar edhe interesi për blerjen e pronave. Më së shumti preferohet blerja e banesave karakteristike, të cilat më pas kthehen në bujtina. Sipas agjentëve  imobilare blerësit janë gjirokastritë, por edhe të […]

Maj 31, 2024 - 09:05
 0
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Gjirokastra vazhdon të vlerësohet si një destinacion i rëndësishëm pushimesh për turistët vendas dhe të huaj. Por në qytetin muze, pasuri e UNECOS, është shtuar edhe interesi për blerjen e pronave. Më së shumti preferohet blerja e banesave karakteristike, të cilat më pas kthehen në bujtina.

Sipas agjentëve  imobilare blerësit janë gjirokastritë, por edhe të huaj. Nga këta të fundit më së shumti janë italianë dhe polakë.

Pranë drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore jepet e gjithë asistenca e nevojshme për këta qytetarë të cilët duan të investojnë.

Kreu i kësaj drejtorie Ardis Duka thotë se ata ndihmojnë në hartimin e projekteve dhe në hapat ligjorë që duhen ndjekur.

Qyteti i gurtë po kthehet tashmë në një markë të njohur për turizmin ndërkombëtar, duke e bërë në një prej destinacioneve më të frekuentuara.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.