GJKKO konfirmon masën e sigurisë për Sali Berishën, urdhërohet të paraqitet në Gjykatë
Gjykata e Posacme ka konfirmuar masen e sigurise “detyrim paraqitje” per Sali Berishen. Sipas vendimit te Gjykates, ish-kryeministri duhet te paraqitet ne
Gjykata e Posacme ka konfirmuar masen e sigurise “detyrim paraqitje” per Sali Berishen.
Sipas vendimit te Gjykates, ish-kryeministri duhet te paraqitet ne gjykate te henen e pare dhe te trete te cdo muaji, ne oren 10:00.
Po ashtu Berishes i bllokohet pasaporta dhe i ndalohet dalja jashte vendit deri ne perfundim te hetimeve.
Vendimi është marrë nën mbrojtjen e një tjetër avokateje kryesisht, Valentina Todoresku.
Avokatet e caktuar një dite me pare Rabie Canalia dhe Jalldiz Kastrati hoqën dorën nga mbrotjja, ndonese nuk e argumentuan vendimin e tyre.
Kujtojme qe avokatet e Berishes kerkuan perjashtimin nga ceshtja te gjyqtares Irena Gjoke, mirepo kjo kerkese u rrezua nga GJKKO.
NJOFTIMI I GJKKO
Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.
– Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.
– Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.
– Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.
What's Your Reaction?