GJKKO liron nga burgu partneren e Laert Haxhiut
GJKKO ka liruar nga qelia Klea Gjatën, partnere e autorit të masakres së Lushnjës, Laert Haxhiu. Vizion Plus mëson se GJKKO zëvendësoi masën
GJKKO ka liruar nga qelia Klea Gjatën, partnere e autorit të masakres së Lushnjës, Laert Haxhiu.
Vizion Plus mëson se GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë nga arrest me burg, në ndalim dalje jashtë shtetit. Klea Gjata u arrestua në saj të deklaratave të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani që çoi pas hekurave 12 persona.
Artan Tafani rrëfeu me dhjetra ngjarje kriminale dhe zbardhi 6 vrasje, të gjitha këto të kryera nga grupi i Laert Haxhiut.
Kujtojmë se 3 ditë më parë u shty seanca gjyqësore për Laert Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës, ngjarjë e ndodhur në shtator të vitit 2017.
Vizion Plus mësoi se shkak për shtyrjen e seancës ishte bërë mungesa e prokurores së Posaçme, Doloreza Musabelli. Seanca e radhës do të mbahet më 29 mars, ora 15:00.
Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.
Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?