GJKKO “rrëzon” sërish Belerin, lë në fuqi masën arrest me burg

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për Alfred Belerin.

Janar 26, 2024 - 16:28
 0
GJKKO “rrëzon” sërish Belerin, lë në fuqi masën arrest me burg

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për Alfred Belerin.

Kjo është hera e 12-të që Beleri apelon arrestin me burg, dhe është hera e 12-të që rrëzohet si kërkesë.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 26.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 32 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit Dh.A.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 522, datë 28.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me: Revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 205, datë 13.05.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, vazhduar me vendimin nr. 46 datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 522, datë 28.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.