GJKKO, shkresë Kuvendit: Njoftoni Sali Berishën për masën “detyrim paraqitje”. Akuzohet për korrupsion

Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës. Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit. Nëpërmjet këtij dokumenti GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai […]

Nëntor 15, 2023 - 11:04
 0
GJKKO, shkresë Kuvendit: Njoftoni Sali Berishën për masën “detyrim paraqitje”. Akuzohet për korrupsion

Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës.

Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

Nëpërmjet këtij dokumenti GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrim- paraqitjes.

Ky njoftim i gjykatës në Kuvend vjen pasi Sali Berisha dhe familja e tij refuzojnë ta marrin njoftimin përmes postës në selinë e PD apo në adresën e banimit.

Kujtojmë se Berisha, ndërtuesi Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi akuzohen për privatizimin dhe ndërtimin në truallin e ish-Kompleksit Partizani. Për këtë akuzë, Malltezi ndodhet në qelitë e paraburgimit ndërsa Bektashi i është bindur gjykatës duke u paraqitur rregullisht sipas vendimit.

I vetmi që i shmanget përballjes me drejtësinë është Sali Berisha i cili luan me interpretimin e ligjit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

javanews /a.rada

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.