GJKKO tërhiqet për vendim, Beleri: Po mbahem në burg për interesa të Ramës

GJKKO është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për t’u lejuar që të bëjë betimin. Nga kafazi i hekurt i gjykatës, Beleri ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po e mban në burg për interesat e veta […]

Dhjetor 11, 2023 - 17:00
 0
GJKKO tërhiqet për vendim, Beleri: Po mbahem në burg për interesa të Ramës

GJKKO është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për t’u lejuar që të bëjë betimin.

Nga kafazi i hekurt i gjykatës, Beleri ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po e mban në burg për interesat e veta politike.

“Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje. Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe o koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, tha Beleri.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.